|
Ç’do të thotë të sigurosh
depozitat?
Në një ekonomi tregu, bankat mund
të falimentojnë. Falimentim do të thotë
që banka nuk ka para të mjaftueshme për
të paguar depozituesit e saj. Në këtë
mënyrë, pasojat që sjell falimentimi
shoqërohen me humbjen e kursimeve të qytetarëve.
Për të parandaluar pasojat financiare që
sjell falimentimi i një banke tek depozituesit,
si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve
ndaj bankave janë krijuar sistemet e sigurimit
të depozitave. Projektimi i tyre është
bërë i tillë që, të sigurojë
kompensimin e pjesës më të madhe të
depozituesve të një banke që falimenton.
Tashme ju do te ndjeheni me te sigurte dhe me te mbrojtur
kur te hyni ne banken tuaj, pasi edhe vlerat tuaja monetare
do te jene te tilla, me te sigurta se edhe ne shtepine
tuaj.
Pra, te sigurosh depozitat do te thote te mbrosh kursimet
e qytetarëve nga rreziku i nje falimentimit te
mundshem të bankave.
Roli i ASD
Në rast se një bankë falimenton
pa i paguar të gjithë depozituesit e saj,
mund të lindë rreziku i humbjes së përgjithshme
të besimit të qytetarëve ndaj bankave
në veçanti dhe sistemit financiar në
tërësi, e si pasoje, vendi mund te perfshihet
nga nje krize financiare e pergjitheshme.
Sistemet e sigurimit të depozitave ne pergjithesi,
e përqendrojnë vëmendjen në mbrojtjen
maksimale të depozituesve. Kjo ndodh meqenëse
këta depozitues nuk janë në gjendje,
që në çdo kohë të vlerësojnë
bankën ku kanë investuar kursimet e tyre,
pasi kanë njohuri të kufizuara për aktivitetin
financiar dhe për operacionet financiare dhe bankare.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave ne vendin tone,
u krijua per te siguruar kursimet e qytetarëve.
Ajo nuk siguron depozitat e kompanive dhe të biznesit
që përdoren në funksion të aktivitetit
prodhues, tregtar, të shërbimit etj. Kjo kategori
e klientëve të bankës është
më shumë e lidhur me aktivitetin bankar dhe
ka shumë mundësi dhe informacion që të
ndjekë me kujdes ecurinë e aktivitetit të
bankës ku janë vendosur llogaritë e tyre.
Në përgjithësi, thelbi i misionit të
Agjencise të Sigurimit të Depozitave është
të krijojë besimin e publikut të gjerë
në sistemin bankar në veçanti dhe në
sistemin financiar kombëtar, në përgjithësi.
Nisur nga ky mision, Agjencia e Sigurimit të Depozitave
njehsohet edhe me simbolin e besimit.
Me krijimin e ASD, për herë të parë
kursimet e qytetarëve do të sigurohen nga
rreziku i falimentimit të bankave.
Pra, roli kryesor i Agjencise së Sigurimit të
Depozitave konsiston ne:
• Mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i bankës
ku kanë vendosur kursimet e tyre.
• Kompensimin e depozitave te tyre deri ne nivelin
dhe sipas dispozitave te ligjit.
• Pozicionin e saj si nje nga faktoret kryesore
në qëndrueshmërinë e sistemit financiar
të vendit tone.
Çfare sigurohet?
Bazuar ne ligjin ”Per sigurimin e depozitave”
Agjencia e Sigurimit te Depozitave siguron depozitat
e klienteve qe mbajne kursimet e tyre ne bankat e nivelit
te dyte, pra ne te gjithe subjektet qe licensohen nga
BSH per kryerjen e aktivitetit bankar.
Gjithashtu duhet theksuar se Agjencia siguron dhe kompenson
mbi bazen e njohjes se pronesise vetem depozitat e individeve,
pra te qytetareve.
Çfare nuk sigurohet?
Perseri duke ju referuar ligjit ”Per
sigurimin e depozitave” nga ASD nuk sigurohet:
a) pjesa e depozitës mbi 700 000 (shtatëqind
mijë) lekë ose e njëvlerëshmja e
saj në monedhë të huaj;
b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi
fizik ose personi tjetër juridik;
c) depozitat e drejtorit, të administratorëve,
të debitorëve të bankës së
siguruar ose të çdo depozituesi tjetër,
me të njëjtin status në personat juridikë
të lidhur me bankën në fjalë;
ç) depozitat e çdo personi që zotëron,
në mënyrë të drejtpërdrejtë
ose të tërthortë, të drejtën
e pronësisë të një aksioneri në
masën 5 për qind (pesë për qind)
ose më shumë në kapitalin e bankës
së siguruar ose të aksioneve me të drejtë
vote të lidhur me bankën në fjalë;
d) depozitat e kontrollorëve dhe të ekspertëve
kontabël të bankës së siguruar,
ose të çdo depozituesi tjetër me të
njëjtin status në personat juridikë të
lidhur me bankën në fjalë;
dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës
së siguruar, që gëzon më shumë
se 20 për qind (njëzet për qind) interes
preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar
sipas kushteve të punës për të gjithë
depozituesit e tjerë të kësaj banke;
e) depozitat e çdo personi në bankën
e siguruar, që përdor llogarinë depozitë
për veprimtari kriminale;
ë) depozitat jonominative, përfshirë
depozitat në letrat me vlerë të prurësit;
f) depozitat në degën e bankës jashtë
Shqipërisë;
g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar
gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes
në këtë bankë.
|