CFARE DUHET TE DIME ?
 
Cfare do te thote te sigurosh depozita?
Roli dhe qellimi i krijimit te ASD?
Cfare sigurohet?
Cfare nuk sigurohet?
  www.bankofalbania.org

 

Njoftim mbi miratimin e ligjit nr.10 106,date 30.03.2009 "Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave"

 

Ligj nr.8873, date 29.03.2002, "Per sigurimin e depozitave" ndryshuar me Ligjin nr.10 106, date 30.03.2009

"Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr.8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave".

 
www.iadi.org www.imf.org
www.efdi.net www.worldbank.org
  Miresevini !

Të nderuar depozitues,

Agjencia e Sigurimit të Depozitave vepron në Shqipëri që nga Tetori i vitit 2002. Objektivi kryesor i veprimtarisë së saj është sigurimi  dhe kompensimi  i depozitave të individëve në sistemin bankar, si edhe kontributi në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Ligji nr. 8873, datë 29.03.2002 “Për sigurimin e depozitave“, i ndryshuar me Ligjin nr. 10 106, datë 30.03.2009 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8873, datë 29.03.2002 Për sigurimin e depozitave“, i miratuar nga Kuvendi i Shqiperisë ka për qëllim kryesor përafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin evropian në lidhje me skemën e sigurimit të depozitave në Shqipëri, si dhe forcimin e  rolit  të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në funksion të rritjes së efektivitetit të skemës së sigurimit të depozitave, të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, si dhe përmirësimin e kushteve ligjore për funksionimin e shëndoshë të sistemit bankar në Republikën e Shqipërisë.  
 
Ndryshimet kryesore që ky ligj sjell në skemën e sigurimit të depozitave, janë:

  1. Rritja e shumës së kompensimit për depozitën e siguruar në vlerën 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë për çdo depozitor në çdo bankë të siguruar;
  2. Heqja e  kriterit për bashkësigurimin (co-insurance);
  3. Shkurtimi i afatit për fillimin e proçesit të kompensimit;
  4. Rritja e kompetencave të Agjencisë dhe forcimi i rolit të saj brenda funksionit “pay box”.

 

Tani kursimet tuaja të vendosura në cilëndo bankë që operon në Shqipëri, janë të siguruara sipas kritereve të ligjit nr. 8873, date 29.03.2002 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar.

Në totalin e numrit të depozituesëve në sistemin bankar, duke iu referuar të dhënave të fundit, numrin më të madh të depozituesve e përbëjnë ata, depozitat e të cilëve arrijnë deri në 2.500.000 lekë, duke zënë një peshë mbi 90% të këtij totali.