Java nderkombetare e Sigurimit te Depozitave
7-11 Maj 2007 - Seminari Teknik Rajonal mbi "Parimet e
vendosjes se bankave ne kujdestari dhe falimentimit"
Ne kuader te javes se dyte nderkombetare
te sigurimit te depozitave qe fillon ne 6 May 2007
me rastin e 5 vjetorit te IADI, organizates nderkombetare
te siguruesve te depozitave në datat 7-11 Maj
2007, FSVC, USAID dhe FDIC (Korporata Federale e Sigurimit
te Depozitave ne SHBA) në bashkëpunim me
Banken e Shqipërisë dhe Agjencinë e
Sigurimit të Depozitave, me mbeshtetjen financiare
te Projektit FSVC u organizua seminari teknik rajonal
mbi “Parimet e vendosjes se bankave ne kujdestari
dhe falimentimit”.
Qëllimi i seminarit ishte të ofronte një mundësi
për të debatuar mbi sfidat dhe zgjidhjet
konkrete per problematiken qe lind gjate procesit te
vendosjes se bankave ne kujdestari apo falimentimit
te tyre, si dhe njohja me pervojen shumevjeçare
te Korporates Federale te Sigurimit te Depozitave ne
SHBA në drejtim të menaxhimit te ketyre proceseve
me efekte te drejtperdrejta ne stabilitetin e sistemit
financiar.
Ne kete seminar moren pjese drejtuesë dhe eksperte
te Bankes se Shqiperise, Agjencise se Sigurimit te
Depozitave, si dhe perfaqesues te bankave qendrore
te disa prej vendeve te rajonit.
Fjala e hapjes u prezantua nga Guvernatori
i Bankës
së Shqipërisë, zoti Ardian Fullani,
ndersa ne panelin prezantues ishin te ftuar dy eksperte
nga Korporata Federale e Sigurimit te Depozitave ne
SHBA, z. Ken Blincow dhe Sherry Chen. Ne perfundim
te seminarit, te gjithe pjesemarresit u pajisen me çertifikata.
 |
Programi i Seminari Teknik Rajonal mbi “Parimet e vendosjes se bankave ne kujdestari dhe falimentimit”
Download
ne format pdf! |

|