| Njoftim mbi zhvillimin e takimit te punes me
teme “Edukimi
i Publikut per ceshtje te sigurimit te Depozitave ne
Shqiperi” ne qytetin e Sarandes ASD dhe Shoqata Shqiptare e Bankave,
ne kuader te forcimit te bashkepunimit me bankat e
nivelit te dyte anetare te skemes se sigurimit te depozitave
ASD, ne zbatim te ligjit Per sigurimin e Depozitave,
organizuan ne qytetin e Sarandes ne daten 19 shtator
2008 takimin e punes me teme “Mbi ceshtje te
sigurimit te Depozitave ne Shqiperi” .
Ky takim pune i cili u zhvillua ne vijim te takimeve
te organizuara ne qytetet Tirane dhe Vlore, mblodhi
së bashku drejtues dhe eksperte te Agjencise se
Sigurimit te Depozitave dhe punonjes te sherbimit te
klienteles ne Bankat e nivelit te dyte qe operojne
ne rajonin jugor te Shqiperise.
Qellimi i ketij takimi ishte jo vetem prezantimi i
ceshtjeve te sigurimit te depozitave por edhe diskutimi
e shkembimi i informacionit qe do te ndihmoje palet
pjesemarrese ne skemen e sigurimit te depozitave ne
rritjen e performances profesionale ne zbatim te ligjit
8873 date 29.03.2002 Per Sigurimin e Depozitave.
Foto nga seminaret e zhvilluara ne qytetet e Vlores
dhe Sarandes:
|