CFARE DUHET TE DIME ?
 
Cfare do te thote te sigurosh depozita?
Roli dhe qellimi i krijimit te ASD?
Cfare sigurohet?
Cfare nuk sigurohet?
  www.bankofalbania.org

 

Mbi raportimin ne Komisionin e perhershem per Ekonomine dhe Financat te Kuvendit te Shqiperise

 
Njoftim mbi miratimin e ligjit nr.10 106,date 30.03.2009 "Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave"
 

Ligj nr.8873, date 29.03.2002, "Per sigurimin e depozitave" ndryshuar me Ligjin nr.10 106, date 30.03.2009

"Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr.8873, date 29.03.2002 "Per sigurimin e depozitave".

 
www.iadi.org www.imf.org
www.efdi.net www.worldbank.org

 

  Te Rejat

 

Njoftim mbi miratimin e ligjit nr. 10 106, date 30.03.2009
“Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 “Per sigurimin e depozitave„.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin nr. 10 106, date 30.03.2009 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 Për sigurimin e depozitave“. Ligji tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 46, të dates 23 Prill 2009 dhe hyn në fuqi 15 ditë pas datës se botimit ne Fletoren Zyrtare.

Ky ligj ka për qëllim kryesor përafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin evropian në lidhje me skemën e sigurimit të depozitave në Shqipëri, si dhe kompetencave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në funksion të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e kushteve ligjore për funksionimin e shëndoshë të sistemit bankar në Republikën e Shqipërisë.  

Ndër ndryshimet kryesore që ky ligj sjell në skemën e sigurimit të depozitave, janë:

  1. Rritja e shumës së kompensimit për depozitën e siguruar në vlerën 2.500.000 (dy milion e peseqind mijë) lekë për çdo depozitor në çdo bankë të siguruar;
  2. Heqja e  kriterit për bashkësigurimin (co-insurance), duke mundësuar kompensim të plotë të depozitës deri në shumën e përcaktuar nga ky ligj;
  3. Shkurtimi i afatit për fillimin e procesit të kompensimit dhe përckatimi i mënyrave për kryerjen e procesit të kompensimit, duke shtuar edhe atë nëpërmjet përzgjedhjes së një banke të siguruar si Bankë Agjente.
  4. Zgjatja e afatit për sigurimin e depozitës në rastin e:
    1. e transformimit të bankës së siguruar, për secilën bankë pjesëmarrëse në këtë proces, tre muaj prej datës që Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikqyrës për përfundimin e procesit të transformimit.
    2. e likuidimit vullnetar të bankës së siguruar deri në përfundim të këtij procesi.

 

  1. Rritja e kompetencave të Agjencisë dhe forcimi i rolit te saj brenda funksionit te  saj, si  pay box.

Bashkëlidhur gjeni një kopje të Ligjit nr. 8873, datë 29.03.2002 „Për sigurimin e depozitave“, ku janë përfshirë ndryshimet e miratuara me Ligjin nr. 10 106, date 30.03.2009 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 Për sigurimin e depozitave“.

Ligj nr.10 106, date 30.03.2009
"Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr.8873, date 29.03.2002 " per sigurimin e depozitave

Shkarko Dokumentin Word!